Pas publikimit të databases me të dhëna private për mbi 600 mijë qytetarë, ka ardhur edhe dorëheqja e pare.
Raportohet se Drejtori i IT së Tatimeve Ervin Muça ka dhënë dorëheqjen, i cili po hetohet nga Prokuroria.
Të dhënat private për mbi 600 mijë qytetarë, janë hedhur në publik.
Identiteti, numri i ID-së, paga, burimi i pagës shoqëruar me NIPT, numra telefoni dhe së fundmi target janë të dhënat që sot janë në dorën e gjithsecilit.
Prokuroria raportohet se sot ka nisur hetimet edhe për targat. Nuk dihet nëse këto të dhëna kanë dalë nga i njëjti server nga ku kanë dalë dy databaza të mëparshme, që kanë të bëjnë me pagat dhe numrat e telefonit.
Database përmban të dhëna për 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada dhe jo vetëm. Të dhënat personale që publikohen janë tipi i makinës dhe targa e saj.
Tre ditë më parë opinioni publik u njoh me të dhënat e 630 mijë qytetarëve, si karta ID dhe pagat, për muajin janar, ndërsa një ditë më parë dolën pagat e muajit Prill.
Ndërkohë, AMA sot ka bërë thirrje që mediat të respektojnë ligjin. Në një shkresë drejtuar mediave, AMA ka kërkuar marrjen e masave për ndalimin e transmetimit dhe përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale.