Skandali thellohet, Gramoz Ruci pagoi 5.000.000 euro agjentit të FBI-së Charles McGonigal për të hequr emrin nga non-grata

Rrëfimi i ish të dashurës Allison Guerriero, e cila ishte e zhgënjyer nga dashuria e verbuar që kishte për Charles McGonigal, ndihmoi FBI-në dhe CIA-n që të hapinin ‘Kutinë e andorës’ së ish zyrtarit të FBI, Charles McGonigal.

 

Allison Guerriero rrëfeu për kolegët e Charles McGonigal në FBI, se si Charles kishte çanta të mbushura me dollar dhe se përdorte makinat e FBI për të kryer marrëdhënie intime.

 

Dashnorja e Charles McGonigal vendosi ta spiunote atë, pasi Charles i dërgoi një letër anonime ku i thoshte se nuk do të divorcohej nga gruaja, ndonëse gjatë një viti lidhje e mashtronte i kishte thënë se kishte nisur procedurat e divorcit.

 

Më pas FBI nisi të hetonte aktivitetin e Charles McGonigal, i cili u zbulua se paguhej nga oligarku rus Oleg Deripaska për të goditur rivalët e tij si dhe për të lobuar dhe korruptuar, me qëllim për ta nxjerrë nga lista e zezë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Sipas dosjes, Charles McGonigal ka udhëtuar disa herë drejt Tiranës, nën kujdesin e ish punonjësit të Sigurimitvtë Shtetit Agron Neza dhe Dorjan Duçkës, ky i fundit këshilltar ‘pa pagesë’ i Edi Ramës.

 

Neza dhe Duçka konsiderohen si njerëz me lidhje të fuqishme në qarqet e larta amerikane, në FBI dhe ato izraelite të cilat i kanë shfrytëzuar në mënyrë korruptive për të fshirë dosjet non-grata.

 

Pasi takonte Ramën, McGonigal i mbushnin çantën me dollarë. Deri më tani është konfirmuar se McGonigal është paguar nga njerëzit e Ramës për të implikuar Lulzim Bashën dhe PD-në, sikur janë financuar nga rusët.

 

Por, një burim i rezervuar me qasje në rrethet e inteligjencës, tha se pjesa më e madhe e dosjes ‘McGonigal’ nuk është publikuar, pasi do të krijonte trazira në Shqipëri.

 

Burimi tha se në pjesën sekrete të dosjes flitet për kulisat e përfshirjes së Sali Berishës në listën e zezë. Edi Rama ka aktivizuar grupin e Charles McGonigal, me të gjitha fijet e tij shqiptare, ruse dhe sorosiane, për të mundësuar shpalljen non grata të Sali Berishës. Besohet se për këtë operacion janë paguar qindra milionë euro, me burim aferat me koncensione, tendera dhe lejimin e trafiqeve.

Pjesë e këtyre veprimeve korruptive ka qënë dhe ish kryetari I oralamnetit Gramoz Ruci, I cili ka qënë në listën e zezë të “DASH”, por me ndikimin e Charles McGonigal, emri I Ruçit është fshirë nga lista e zezë.

 

Në dosjen e zezë të “DASH” është konstatuar se Gramoz Ruçi është i përfshirë në korrupsion dhe në trafiqe të paligjshme.

Dyshohet se Gramoz Ruçi ka paguar 5.000.000 euro  Charles McGonigal,  për të hequr emrin nga lista e zezë e DASH.

VIJON……………………….