Skandal:”Korrupsioni Prokurorit të Shkodrës Ermir Lelçi” motra kallzon ai heton

Çudira shqiptare ndodhin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër,  dhe pikërisht me  Prokurorin Ermir Lelçi , i cili është një prokuror nepotist dhe ka marë përsipër të hetoj të gjitha kallzimet që paraqiten nga familjarët e tijë , ose kundër familjarëve të tijë.  

Nga ana e www.infront.al  është publikuar fakti se Prokurori në Prokurorinë e  Rrethit Gjyqësor Shkodër, Ermir Lelçi ka hetuar çështjen penale të bashkshortes së tijë  Zj.Arrine Vate Zelna e cila ka qënë juriste e Ndërmarjes  ish Gjeologjia Shkodër, e cila ka qënë pjesë e falsifikimeve dhe  e vjedhjes me anën e mashtrimit të pronës Shtetërore.

Arrine Vate Zelna hetuar nga bashkshorti i sajë z.Ermir Lelçi i cili ka dal në konkluzionin se Bashkshortja e tijë nuk ka kryer vepër penale.

Ky veprim është aqsa korruptiv dhe qesharak, njëkohësisht dhe një skandal i cili nuk duhet të ndodh në një shtet demokratik , veprime të tilla skanë ndodhur as në diktaturën 50 vjeçare e të Enver Hoxhës.

Ditën e sotme nga ana e www.infront.al do të publikohen të tjera çudira të këtij Prokurori  i cili ka hetuar disa  kallzime të  bërë nga e motra e tijë e cila është Arta Simoni.

Shtetasja Arta Simoni në cilësinë e Juristes së DRSSH Shkodër ka bërë një kallzim drejtuar Prokurorisë e së  Rrethit Gjyqësor Shkodër, kallzim i cili është hetuar nga   Prokurori Ermir Lelçi, dhe me vendimin e datës 17.11.2014 ka vendosur mosfillim të procedimit penal me nr Kallzimi 2728/2014 të bërë nga motra e tijë.

Ky veprim në dukje është një vendim i marë në kundërshtim me Ligjin dhe pikërisht me nenin 17 e vijues të K.Pr.Penal,  dhe po në dukje është një vendim në konflikt të hapur interesi (në dukje korruptiv).

Me të drejtë i  pyetur nga gjykata Prokurori në Prokurorinë e  Rrethit Gjyqësor Shkodër Ermir Lelçi, se çfar lidhje ka ai me shtetasen  Arta Simoni e cila në cilësinë e Juristes së DRSSH Shkodër ka bërë një kallzim drejtuar Prokurorisë e së  Rrethit Gjyqësor Shkodër?

Prokurori Ermir Lelçi i përgjigjet gjykatës: Shtetasja(Juristja) Arta Simoni është motra ime.

Ky veprim jo vetëm është në kundërshtim me ligjin por na bën të mendojmë se është dhe korruptiv dhe cënon rëndë shtetin e së drejtës.

Nëpërmjet këtij artikulli i bëjmë thirrje organeve si  ILD, KPK, ONM  të verifikojnë bëmat e këtij prokurori nepotist dhe skandalet e bëra prej tijë të marin ndërshkim.