Pamela Qirko është diplomuar si juriste në vitin 2001, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2003 është çertifikuar nga ISAAT për “Konsulencë ligjore të shoqërive tregtare”. Në vitin 2004 ka fituar licencën e avokatit nga Dhoma e Avokatisë Tiranë, me të drejtë përfaqësimi në të gjitha shkallët e Gjyqësorit. Ajo e ka nisur karrierën e saj profesionale si juriste në vitin 2001.
Në vitin 2017 Pamela Qirko është emëruar Komisionere, duke patur si detyrë të mbikqyrte dhe kontrollonte nivelin profesional, pastërtinë e figurës dhe justifikimin e pasurive të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
Kriteret e përzgjedhjes në këtë detyrë janë të përcaktuara në Ligjin Nr. 84/2016 “Për Rivlersimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe pikërisht në nenin 6 në të cilin përcaktohen Kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit .
Pamela Qirko, aktualisht përpos Komisioneres është dhe drejtuese e këtij institucioni, detyrë të cilën Pamela Qirko e filloj të martën e datës 21 korrik, duke zëvendësuar në këtë post Genta Bungon, të cilës i mbaroi mandati.
Po cila është Pamela Qirko?
Një problem për tu ndalur në procesin e Vetingut në drejtësi është politizimi i anëtarëve të Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit, që në kontrastë me emrin “të pavarur”, duket të jenë shumë të varur nga politika. Për më tepër, familjarë të anëtarëve të kabinetit qeveritar. Rasti i fundit është ai i Pamela Qirkos, e zgjedhur mbrëmjen e 21 qershorit në postin e kryetares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në mënyrë unanime me 7 vota pro.
Mirëpo, Pamela Qirko mban edhe një mbiemër tjetër, që duket se mundohet “ta fshehë” në karrierën e saj, Balluku, që e lidh as më pak e as më shumë me ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku dhe që nga ky moment vetingu është në duart e Ramës.
Në Ligjin Nr. 84/2016 “Për Rivlersimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe pikërisht në nenin 6, ku përcaktohen Kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit pika d) përcaktohet se notën mesatare jo më pak se 8, nëse ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë shtetit, dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj.
Nga ana e Komisioneres Pamela Qirko nuk është respektuar ky kriter dhe as nuk i është kërkuar një gjë e tillë nga Avokati i Popullit dhe njëkohësisht as nga kuvendi, thjesht janë mjaftuar me qokën e bërë ndaj sajë si motra e Belinda Ballukut dhe ka mjaftuar vetëm kjo dhe hapen dyert e jetës së Pamelës.
Po të bazohemi në dokumentat e depozituara në komisionin pranë Avokatit të Popullit nga ana e Zj.Pamela Qirko , mungon lista e notave të sajë e vërtetuar kjo me aktin noterial Nr 566 Rep.
Por Pamela ka depozituar diplomën me Nr 7059 e cila na çon në zbardhjen e një krimi të kryer në sistemin e drejtësisë.
Pamela Qirko është titullare e diplomës me Nr.7059 e cila ka filluar studimet në 1996 dhe i ka përfunduar në vitin 2001 pra studimet e zj Balluku kan përfunduar për 5 vjet dhe jo për 4 vjet siç e ka patur sistemi arsimor në ato vite.
Ky fakt tregon se Pamela Qirko ose ka ngelur një vit në stazh dhe i dalin llogaritë për 5 vjet, ose Pamela Qirko ka vazhduar shkollën me korespondencë, ky fakt është i provuar.
Fakti që Pamela Qirko ka depozituar diplomën me Nr.7059 të lëshuar nga Fakulteti i Drejtësisë Tiranë dhe jo listën e notave është e qartë se ajo ka nota që bien në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në Ligjin Nr. 84/2016 “Për Rivlersimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe pikërisht në nenin 6 ku përcaktohen Kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit pika. d) përcaktohet se notën mesatare jo më pak se 8, nëse ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë shtetit, dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj.