SPAK favorizon anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Alma Faskaj, e cila është shkarkuar për paaftësi dhe drejton Vetingun

Goditjet ndaj personave me të shkuara kriminale të cilwt janë zgjedhur Veting me padi penale shpesh herë nuk kanë të njëjtin fat .

Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Alma Faskaj, është kallëzuar penalisht në SPAK, me pretendimin se ka konsumuar veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.

Kallëzimi është bërë nga gjyqtarja Hajrie Muçmata, e shkarkuar nga detyra, për probleme me pasurinë. Hajrie Muçmata, në kallëzimin e saj, shprehet se anëtarja e KPK-së Alma Faskaj është shkarkuar nga detyra si e paaftë dhe për shkelje të ligjit, në vitin 1999, me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, fakt të cilin e ka fshehur në dokumentet e kandidimit për t’u bërë pjesë e Vetingut. Alma Faskaj, sipas padisë, është shkarkuar si gjyqtare në Lushnje.

Gjyqtarja e shkarkuar thekson në padi se ligji për Vetingun, parashikon se një nga kushtet për t’u zgjedhur anëtar i KPK apo i Kolegjit të Apelimit është që ndaj kandidatit të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna. Sipas gjyqtares së shkarkuar, anëtarja e Vetingut Alma Faskaj ka fshehur shkarkimin për paaftësi, ku për rrjedhojë gjendjet jo vetëm në kushtet e pazgjidhshmërisë si anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, por ka konsumuar edhe veprën penale të ‘falsifikimit të dokumenteve’, të parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

Në këto kushte, Hajrie Muçmata i kërkon SPAK-ut pezullimin nga detyra të anëtares së Vetingut Alma Faskaj dhe nxjerrjen e saj para drejtësisë.

Zonja Faskaj rezulton se ka qenë pjesë e turpit gjykues të KPK, i cili ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Shkodrës Hajrie Muçmatën në 11 nëntor 2019. Faskaj ka votuar për shkarkimin e Muçmatës nga detyra. Ndërkaq, në SPAK, po për falsifikim dokumentesh ,ka pezulluar nga Luan Daci dhe njëkohësisht e ka dënuar atë në shkallë të parë të gjykatës dhe cështja aktualisht ndodhet në gjykatën e Apelit . Daci është pezulluar dhe marrë i pandehur nga SPAK për fshehjen e shkarkimit për paaftësi dhe Zonja Faskaj është në të njëjtat kushte por nuk ka fatin e zotit Daci.

Zonja Faskaj po favorizohet nga ana e SPAK.