Mirëpo Gjykata e Lartë ka shpallur moskompetencë duke ia kaluar topin Gjykatës Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Kjo kërkesë është bërë nga prokurori Klodian Braho.
Fatmir Mediut iu hoq imuniteti në vitin 2008 për t’i hapur rrugë hetimeve, por në 2009 ai u rizgjodh sërish deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ndaj dhe çështja u pushua për shkak se ai kishte imunitet. Ai tashmë do të rigjykohet i vetëm, i shkëputur nga persona të tjerë të implikuar në këtë çështje, përfshirë biznesmenin Mihal Delijorgjim ish-pronarin e fabikës dhe ushtarakë të lartë.
Lidhur me këtë ngjarje Prokuroria e Përgjithshme rregjistroi procedimin penal nr.3 viti 2008 dhe ushtroi ndjekjen penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu në cilësinë e ish-Ministrit të Mbrojtjes, si dhe ndaj shumë personave të tjerë. Në përfundim të hetimeve paraprake, në datën 13.03.2009, Prokuroria e Përgjithshme paraqiti në Gjykatën e Lartë kërkesë për gjykimin e çështjes penale nr.3 viti 2008.
Në këtë hetim shtetasi Fatmir Mediu u akuzua për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, parashikuar në nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe neni 25 i Kodit Penal.