SPAK kërkon 63 vite burg për të dhe grupin kriminal Habilaj

Prokuroria e Posaçme SPAK ka kërkuar në total 63 vite burg për grupin kriminal Habilaj.

Mbi ta rëndojnë akuzat e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit kriminal.

Sipas informacioneve për mediat, kërkoi 18 vite burg për Moisi Habilajn, 15 vite burg për Nezar Seiti, 15 vite për Meridian Sulaj dhe 15 vite burg për Fatmir Minaj.

Kujtojmë se Moisi Habilaj prej kohësh ndodhet në arrati dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar.