Komisonerja hipokrite Xhensila Pine, si shumë komisioner të tjetrë ka marr pjesë në dhënien e vendimeve për shumë gjyqyar dhe prokurur nese ato duhet të vazhdojnë punën apo jo.
Një ndër to është edhe prokurori Dritan Rreshka. Arsyeja se përse Rreshka u dogj ishte për shkak të një vilë që e kishte në bashkëpronësi me të vëllanë, por që ende s’kishte mundur ta përfundonte.
Xhensila Pine ka fytyrë të shkarkoj nga detyra një prokuror por që harron ti kthejë sytë nga vetja për të parë vilën e saj në mes të Tiranës, të cilën e ka edhe pa leje.
Sipas formularit të deklarimit në ILDKPI, bashkëshorti i Pines, Egon Sinani, ka ndërtuar pa leje një vilë prej 5 katesh, me sipërfaqe ndërtimore 362.9 m2.
Dhe pse ndërtimi pa leje është vepër penale, e dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Ish-kreu i komanduar i Prokurorisë së Tiranës, Dritan Rreshka u shkarkua nga detyra, për shkak se KPK me pretendimin se ai nuk justifikonte dot pasurinë.
Konkretisht një shtëpi 4-katëshe, e cila ishte vetëm pjesërisht e përfunduar, që prokurori së bashku me të vëllanë e tij e kishin ngritur sipër Qytetit Studenti në Tiranë që nga vitet 2003-2004. Ndërtesa ishte e legalizuar dhe prokurori nuk priste që kjo pronë ta digjte për shkak se kishte mbetur ende e papërfunduar dhe kjo për mungesë të të ardhurave.