Studim/ Varianti britanik i Covid-19 deri në 100% më vdekjeprurës

Një variant shumë infektiv i COVID-19 i zbuluar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar është nga 30 deri në 100 për qind më vdekjeprurës sesa llojet e mëparshme.

Sipas një studimi në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se infektimi me atë që zakonisht njihet si “variant i Mbretërisë së Bashkuar” çoi në 227 vdekje në një mostër prej 54,906 pacientëve me COVID-19, krahasuar me 141 midis të njëjtit numër pacientësh të infektuar me variante të tjera.

“Së bashku me aftësinë e tij për t’u përhapur me shpejtësi, kjo e bën B.1.1.7 një kërcënim që duhet të merret seriozisht”, tha Robert Challen, një studiues në Universitetin Exeter.

B.1.1.7 u zbulua për herë të parë në qarkun anglez të Kent në shtator 2020 dhe që atëherë është bërë lloji dominues në Mbretërinë e Bashkuar. Ai u zhvillua shpejt jashtë dhe më shumë se 100 vende të tjera kanë raportuar raste që nga ajo kohë.