Tani ambasadorja merret edhe me rregulloren e Kuvendit/ Kim i del në mbrojtje Alibeajt pasi Berisha e ‘përzuri’ nga foltorja

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me incidentin që ndodhi ditën e sotme në Kuvend, ku Sali Berisha bllokoi Foltoren duke “përzënë” Enkelejd Alibeajn i cili kishte radhën për të folur,

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, duke se Kim I ka dalë në mbrojtje Alibejt, duke thënë se ditet e largimit të të tjerve nga podiumet i përkasin së shkuarës dhe nuk do të përsëriten.

“Ditët e sulmit ndaj ndërtesave, rrahjes ose largimit të të tjerëve nga podiumet, kërcënimit të atyre që thonë me të drejtë “jo!”, akuzimit të të tjerëve për veprat e këqija që ka bërë, shtrembërimit të shtetit të së drejtës, llogaritjes së mosndëshkimit, ato ditë i përkasin një të shkuare që duhet të mos përsëritet.” shkruan Kim.

Sali Berisha bllokoi Foltoren e Kuvendit duke “përzënë” Enkelejd Alibeajn i cili kishte radhën për të folur, për t’iu përgjigjur kryeministrit Rama i cili e quajti të vdekur politikisht.

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij shprehej “Kur Berisha ishte gjallë…” dhe kjo shkaktoi tensione në seancën e sotme plenare.

Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla i doli në mbrojtje Alibeajt dhe e quajti veprimin e Berishës të shëmtuar.