“Të priftë e mbara”/ Stresi braktis Bashën dhe i del kundër babait të tij

Reperi Stresi ka dalë në krah të kandidatit për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj. Ka qënë ky i fundit që ka ndarë një postim në Facebook.

Reperi ka komentuar: “Të priftë e mbara”, duke lënë të kuptohet se në këtë garë mbështet Shehajn, pavaresisht se i ati është një mbeshtetës i flakët i Bashës.