Teatri Kombëtar, Basha nga Rrogozhina:Rama ka vjedhur kanalet….

Në një takim me fermerët në tregun Agro-Ushimor në Rrogozhinë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ceku çështjen e Teatrit Kombëtar.

Kryeopozitari u shpreh se vetëm për Teatrin Kombëtar duan të harxhojnë 30 milionë euro.

“Gjendja e fermerëve dhe atyre që shesin prodhimet e tyre është me e keqe se gjendja e bizneseve. Konsumi ka rënë, rrinë këtu me orë të tëra. Bëjnë 20 mijë lekë xhiro në javë, jo në ditë. Askush nuk ka parë ndihmë me sy. Gjendja e fermerëve është e rënduar. Propaganda me regji qendrore tregon një pamje të rreme. Bujqësia shqiptare ka 7 vjet në krizë të thellë. Por këtë vit me asnjë lloj mbështetje gjendja është kritike. Rama nuk mund ta fshehë dështimin e tij kriminal. Ato miliona që ua ka dhënë oligarkëve do të mjaftonin për fermerin”, tha Basha.

Më tej shtoi:

“Vetëm te Teatri Kombëtar duan të harxhojnë 30 mln euro të taksave tuaja, me të cilat mund të kishin mbyllur kanalizimet e fshatarave të Shqipërisë, kanalizimet e Tiranë-Durrës ku janë edhe taksapaguesit më të mëdha. Mund të ndihmonin mijëra familje në këto kohë të covidit. E kanë mendjen të zhvatin dhe grabisin. Kjo është një Shqipëri e robëruar nga Edi Rama dhe oligarkët e tij.”

Për opozitën e vetmja zgjedhje për të dalë nga kjo situatë janë zgjedhjet.

“Shpëtimi i vetëm është që ju me votën tuaj t’i drejtoheni kutive të votimit dhe t’i kthehemi normaliteti. Sot në Shqipëri nuk mbështet punëtori, por oligarkët. Kjo situatë duhet të marrë fund një orë e më parë. Kjo është Shqipëria reale, ndërsa ato që shfaqen me regji qendrore janë fantazi”, u shpreh ai