Shqipëria do të përfshihet nga një mot i kthjellët dhe me alternime vranësirash ditën e sotme. Në pjesën e dytë të ditës, vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin e vendit. Në skajin Verior priten reshje të izoluara dhe të pakta dëbore. Gjatë orëve të vona të natës reshjet do të zbresin deri në qendër të territorit.
Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes por mesdita sjelle një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 13°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.