Tentativa për të djegur karriget dhe tymueset në seancë, BKH mbërrin në Kuvend

Punonjësit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë mbërritur në Kuvend për të këqyrur sallën parlamentare pas kaosi të krijuar nga deputetët e opozitës.Gjatë seancës, e cila zgjati pothuajse 17 minuta, u hodhën tymuese dhe iu vu flaka fasoletave nga deputeti Flamur Noka.Gjithashtu, ky i fundit tentoi t’i vendoste flakën karrigebve të vendosura grumbull në mes të sallës, por u ndalua nga Garda.Pasi hodhi tymuese, Noka u përjashtua nga Kuvendi, por refuzoi të dilte deri në momentin e mbylljes së seancës nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ndërsa salla u “pushtua” nga tymi shumëngjyrëshe.