Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC) ka paralajmëruar për nevojat e menjëhershme humanitare në Turqi dhe Siri pas tërmeteve shkatërrimtare që goditën dy vendet.
Në një deklaratë për shtyp IRC i bën apel të gjitha shteteve për alokimin e fondeve në mbështetje të ekipeve të kërkim shpëtimit, si dhe për mbulimin e nevojave të qytetarëve të shpëtuar.
“Me përgjigjen në fillimet e saj, nevoja për ndihmë humanitare është e zymtë… Edhe para tërmetit, aksesi humanitar ishte i kufizuar në veriperëndim të Sirisë, ku shumica e ndihmave vinin nëpërmjet një pike kalimi me Turqinë. Në këtë kohë nevoje të shtuara është kritike që edhe nivelet e kalimit të ndihmave të rriten gjithashtu”, tha në deklaratë drejtoresha e vendit të IRC në Siri, Tanya Evans.
IRC po i bën thirrje gjithashtu komunitetit ndërkombëtar që të rrisë fondet si për Sirinë ashtu edhe për Turqinë për të siguruar që të prekurit do të marrin “mbështetjen që u nevojitet para se të jetë tepër vonë”, thuhet në deklaratën e IRC.
IRC gjithashtu do të mbështesë partnerët për të ofruar mbështetje shëndetësore dhe hapësira të sigurta për gratë dhe fëmijët e prekur nga kjo krizë.