Më shumë se 9,400 njerëz kanë vdekur nga tërmeti dhe qindra pasgoditjet që goditën Turqinë dhe Sirinë.
Autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive të Turqisë ka raportuar mbi 800 persona të vdekur që nga përditësimi i fundit në orën 6:40 të mëngjesit.
Në të gjithë Sirinë dhe Turqinë, 1700 persona janë regjistruar si të vdekur që nga ora 1:40 e mëngjesit.
Autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive në Turqi tha se ka pasur 6,957 vdekje në vend dhe 37,000 njerëz të plagosur.
Në Siri, 2,530 kanë vdekur: 1,280 në zonat e kontrolluara nga kryengritësit dhe 1,250 në pjesët e kontrolluara nga qeveria të vendit.
Në total mbi 9,487 persona kanë humbur jetën. Të mbijetuarit e dëshpëruar në qytetet turke më në fund marrin ndihmë. Skena brenda Hatajit është krejtësisht e panjohur në krahasim me 12 orë më parë.
Punonjësit e ndihmës, policia ushtarake dhe vullnetarët janë në Antakia, kryeqyteti i provincës. Por deri më tani gjithçka që kanë parë janë kufomat duke u nxjerrë nga rrënojat.
Dëshpërimi i njerëzve është shumë i madh pasi të afërmit e tyre ndodhen ende nënë rrënoja.