Tragjike/ Ja kush është 12 vjeçarja e vrarë aksidentalisht

Në një njoftim nga policia, bëhet me dije se 12 vjeçarja me inicilae E. GJ banuese ne fshatin Baks Rrjoll Velipojë, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti me armë gjahu, të cilës I ka marrë jetën.

E mitura është dërguar në spital e plagosur por nuk I ka shpëtuar dot plagëve të marra.

Velipojë/Informacion Paraprak: Më datë 10.02.2021, ora 16:05, është paraqitur e plagosur me armë gjahu Çifte  shtetasia e mitur E. Gj. 12 vjeçe , banuese ne fshatin Baks Rrjoll Velipojë, Shkodër, e cila sapo ndërroj jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Nga hetimet paraprake mesohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht në banesë.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.