Trajneri i ri i Çelsit nis nga puna, merret vendimi për të ardhmen e Romelu Lukakut

E ardhmja e Romelu Lukakut është ende në dyshim, pasi Interi ende nuk ka vendosur nëse do ta blejë ose jo, duke parë dhe paraqitjet me ulje-ngritje të belgut.

Gjithsesi vendimin përfundimtar për të do e marrë Çelsi, klubi i cili e ka në pronësi.

Duket se trajneri i ri që pritet të ulet në stolin e “Bluve”, Mauricio Poçetino, e shikon në planet e tij sulmuesin 29-vjeçar.

Ai mendon se Lukaku mund të bëjë një dyshe interesante sulmi me portugezin Zhoao Feliks, për të cilin gjithashtu është i interesuar që ta blejë, pasi ndodhet nën pronësinë e Atletikosë së Madridit.