“Trazirat” e  komisionerit të Vettingut/ Ja privilegjet e pedagogut Roland Ilia

Pak kohë më parë portali inftont. Org ka publikuar skandalin në lidhje me një ndër komisioneret më të përfolur të Vettingut. Gjatë kohës që komisioneri Roland Ilia që ka qenë i punësuar si pedagog në universitetin e Drejtësisë Shkodër i është regjistruar një procedim penal nga organi i akuzës në Shkodër.

Bazuar në këtë material hetimor të referuar nga drejtoria e policisë Shkodër ai akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal dhe për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Për këtë Procedim është dhënë dhe një masë sigurimi detyruese dhe është pikërisht vendimi nr 145765125 datë 24.11.2016 të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Shkodër.  Ama çuditërisht Prokuroria Shkodër ka mbyllur këtë proçedim pa çuar deri në fund të vërtetën duke u përzier me krimin.