TURP/ Gjyqtari Luan Daci nuk “ul kokën” para ligjit

“Urgjent do bëj rekurs. Vendimi përfundimtar është vendimi i Gjykatës së Lartë. Ky është një puç i mirëorganizuar, por do të dështojë. Nuk ndodh në asnjë vend të botës të dënohesh pa fakt penal. Në mënyrë absolute, të dyja janë vendime të sforcuara, të manipuluara”, ka thënë Luan Daci.

Si guxon ky gjyqtar të bëjë rekurs ndërkohë që është shkaktari kryesor i trazirave të vitit 1997?! Është turp i madh që procesi i Vettingut po shkon çdo ditë drejt katastrofës.

Pra, gjyqtarit Luan Daci “i harrohen” të ligat që ka fshehur për ish firmën pramidale “Xhaferri”, pasi ishte stërmbullari i së gjithë çështjes.

Sot GJKKO duhet të kishtë dënuar shumë më shumë Luan Dacin, me qëllim shlyerjen e gjithë aferrave korruptive që ka organizuar.