Ish-futbollisti i Çelsit dhe Njukasëllit, Kristian Atsu, është raportuar se i ka mbijetuar tërmetit të frikshëm që goditi Turqinë dhe se është nxjerrë i gjallë nga rrënojat.
31-vjeçari pasi është nxjerrë nga ekipet e shpëtimit, është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë pas dëmtimeve të rënda që kishte në trup, por që është jashtë rrezikut për jetën.
Një ditë më parë ai u raportua i zhdukur dhe shpresat se mund të kishte mbijetuar ishin të vogla.