Petrit Sulaj, ish-drejtori i Aviacionit Civil është liruar pas shoqërimit dhe marrjes në pyetje nga Policia e Tiranës, mbrëmjen e djeshme.
U shoqërua në Polici në mes të natës/ Lirohet pas marrjes në pyetje ish-drejtoi i Aviacionit Civil
Sulaj është shoqëruar pas grevës së kontrollorëve të AlbControl, pasi numri i tij i telefonit ka dalë në mesazhet e kontrollorëve me njëri-tjetrin. Nga hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës për këtë ngjarje, ka dalë dhe emri i ish-drejtorit të Aviacionit.
Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ai është shoqëruar në Polici dhe është marrë në pyetje, për mesazhet ku ai përmendet nga kontrollorët, dhe sot mësohet se është lënë i lirë.
3 kontrollorë janë arrestuar nga Policia për grevën e Rinasit pasi dyshohet se janë organizatorë dhe akuzohen për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, ndërsa hetimet vazhdojnë ende.