Dy ditë më parë parlamenti votoi me 83 vota pro kandidaturën e Armela Krasniqit në krye të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA).
Me vendim të Këshilit të Ministrave, ditën e sotme Valbona Zhupa është emëruar si drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), post që më parë e mbante Krasniqi.
Vendimi i Këshillit të Ministrave:
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË TELEGRAFIKE SHQIPTARE (ATSH) Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Znj. Armela Krasniqi, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), lirohet nga kjo detyrë. 2. Znj. Valbona Zhupa emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH). Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.