Ulen testimet, 683 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit, humbin jetën 17 pacientë

Në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 683 raste të reja me COVID të cilët janë zbuluar nga një numër më i ulët testimesh në raport me ditët e kaluara. Në total janë kryer 2708 testime

Ndërkohë kanë ndërruar jetë 17 qytetarë për shkak të COVID, konkretisht 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Divjaka, 1 qytetar nga Tepelena, të moshave 53-85 vjeç.

Janë shëruar 697qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 75,887 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 646 pacientë, 40 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 292 raste në Tiranë, 35 raste në Elbasan, 26 raste në Kuçovë, 25 raste në Lushnje, Gjirokastër, 20 raste në Kavajë, 18 raste në Berat, Sarandë, 16 raste në Shkodër, Vlorë, Pogradec, 15 raste në Lezhë, 13 raste në Mallakastër, 11 raste në Kurbin, Kamëz, 10 raste në Durrës, Fier, Peqin, 9 raste në Krujë, Kukës, 8 raste në Delvinë, 7 raste në Gramsh, Vorë, 5 raste në Korçë, Memaliaj, 4 raste në Tepelenë, Malësi e Madhe, Kolonjë, 3 raste në Tropojë, Maliq, 2 raste në Devoll, Has, Rrogozhinë, Përmet, Divjakë, Belsh, Bulqizë, Skrapar, Cërrik, Libohovë, Konispol, 1 rast në Mat, Selenicë, Dibër, Himarë, Poliçan.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombët are për çdo emergjencë apo referim në spital”, apelon MSh.