Unë me Turamin nuk jemi si Eto me Militon”, rrëfehet kapiteni Lautaro: Rinovimi? Firma ime do të vijë…

Lautaro Martinez është një tjetër yll i Interit që klubi zikaltër kërkon t’i rinovojë me çdo kusht kontratën dhe çdo gjë duket se po shkon në rrugën e duhur. Për këtë gjë ka zgjedhur të flasë vetë kapiteni i skuadrës, i cili në një intervistë për “Sportmediaset” rrëfehet se firma e tij do të vijë shumë shpejtë dhe se nuk ka ndërmend të largohet nga Milano.

“Rinovimi? Nuk do shumë kohë. Shpresoj që nesër! Jam i qetë, ndihem mirë këtu dhe vërtet që dua të rinovoj”, ishin fjalët e para të argjentinasit.

Më pas ai foli për shanset e Interit që të fitojë kampionatin: “E kam thënë gjithmonë që unë e luaj këtë sport që të fitoj.  Është e vështirë që të arrish çdo objektiv, por ne punojmë për këtë gjë. rruga është ende e gjatë, raundi i parë nuk ka përfunduar ende. Ne duhet të vazhdojmë kështu sepse përveç Juves ka ekipe të tjera të forta si Milani e Napoli”.

“Inzagi? Trajneri është rritur shumë nga forma teknike dhe si një njeri. Një person i jashtëzakonshëm, i cili i jep të gjithëve një shans. Nëse stërvitesh mirë, atëherë luan. Një trajner “top” padyshim. Ai ka tre vite këtu dhe ka fituar dy herë Kupën dhe ka arritur finalen e Ligës së Kampionëve. Tani na mungon vetëm kampionati”, u ndal Lautaro për teknikun zikaltër.

Për ta mbyllur, sulmuesi i Interit foli dhe për golat, i cili tha: “Shpresoj të arrij 100 (Qesh). Dua të shënoj sa më shumë, por më e rëndësishmja është fitorja e Interit. Objektivi im është që të përmirësohem çdo vit. Unë dhe Turam si Eto dhe Milito? Jo, ata shkruan historinë e Interit. Markusi arriti me një shpirt të madh dhe ne do të bëjmë çdo gjë për të ndihmuar ekipin”, përfundoi Lautaro.