Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin Amerikan pasi një 31-vjeçare ka ndërruar jetë pas një ndërhyrje kirurgjikale.
E reja iu nënshtrua një procedure estetike të liposucionit ditën e hënë, ndërsa të martën pësoi trompozë dhe ndërroi jetë.
Aktualisht trupi i të resë ndodhet në morg ku po i bëhet autopsia, ndërsa familja ka kallëzuar rastin në komisariatin nr. 4 për mjekim të pakujdesshëm.
Sipas familjarëve, 31-vjeçarja Irida Hasalla vuante dhe nga tumori në mitër për të cilin kurohej në Belgjikë por mjekët e Spitalit Amerikan i thanë që kjo ndërhyrje nuk do të ndikonte në gjendjen e saj.
Pas operacionit, motra e qytetarit ka kaluar në vdekje klinike dhe pak orë më vonë ka ndërruar jetë. Sipas qytetarit, i cili denoncoi rastin që në mesditë, mjekët ishin në dijeni të kartelës së motrës, por kjo nuk i ka shqetësuar aspak.*Liposucioni është një lloj operacioni për të hequr yndyrën e tepërt nga zona të veçanta të trupit, si stomaku, ijet, kofshët, vithet, krahët ose qafa