Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Korçës, ku një person i maskuar ka hyrë në një argjendari dhe ka grabituri bizhuteri floriri.
Raportohet se biznesi i grabitur është në pronësi të shtetasit me iniciale N. F., dhe ndodhej në pedonalen e qytetit.
Grabitësi i maskuar me kapuç mësohet se ka thyer xhamin dhe ka arritur të hyjë brenda ambienteve të argjendarisë duke vjedhur bizhuteritë e floritit.
Shërbimet e Policisë po këqyrin pamjet filmike dhe po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një shtetas ende i paidentifikuar ka vjedhur me thyerje disa bizhuteri floriri, në argjendarinë e shtetasit N. F., në pedonalen e qytetit.
Shërbimet e Policisë po këqyrin pamjet filmike dhe po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.