Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i bindur është shprehur pasditen e sotme se Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet. Nga Budapesti, Veliaj i quajti hajvanë ata që kanë ngritur akuza ndaj tij dhe personave të tjerë.
:Unë nuk hahem dot me gjithologët, janë të pakapshëm për mendjen time modeste. ishte një vendim për ligjin për PPP kur ne vetë e anuluam. Ai ligj special mbaroi së ekzistuari. Ligji skadoi edhe prej afatit por edhe për faktin se ne vendosim ta bëjmë vetë. Gjykata i dha të drejtë bashkisë që mori vendimin për të prishur Teatrin. Do presim zbardhjen e lejes nga KKT, do respektojmë procedurat dhe besoj në 100 ditë do të nisimin punën për Teatrin e ri Kombëtar” u shpreh Veliaj për Neës 24.
“Teatri do bëhet, pyetja është sa kllounë do bëhen. Unë nuk kthehem nga misioni për modernizimin e qytetit. Kryeministri Rama është 100 % i vendosur për t’i shkuar deri në fund projekteve. Këshilla ime për cdo lloj klouni që del e merr aventura, teatri do bëhet. Mund të na vonojnë, por nuk do na ndalojnë. Nuk ka asnjë pengesë për të bërë një teatër modern, si po bëjmë piramidën, sic po bëjmë punimet te Astiri”, kryebashkiaku.
Për akuzat e përfaqësueses së Aleancës për Teatrin, Adriana Kalaja, Erion Veliaj tha se ajo nuk është arrtiste, por një mitomane e dënuar për mashtrim.
“Çdo lloj mitomani që merr mikrofonin, meriton të ketë vëmendje publike sot? Jam i përgjegjshëm për ata që më përfaqësojnë. Kë artistë, mua kjo zonjë s’më duket artiste, më duket një mitomane e dënuar për mashtrim me vendim gjykate. Çdo hajvan, mitoman, klloun që kërkon të nisë luftë me ambasandën amerikane meriton të ketë mikrofon.
Ndaj ku je kë përfaqësoni. Jo cdo kllou meriton mikrofon. Të tillë gaztorë unë kam takuar pafund. Cdo projekt i ri prodhon njerëz edhe më qesharakë. Ky është projekti ynë i 100 në bashkinë e tiranës, ndaj këto historitë me pushtim ambasadash janë të denjë për filma me sherifa, që nuk i shërbejnë Shqipërisë së 2021. Teatri do bëhet dhe do fillojmë punën shumë shpejt” tha Veliaj.
Ndarjen në votim të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese mbi Teatrin, kryebashkiaku e komentoi si një “qokë politike” të tyre ndaj presidentit të Republikës.
“Kushtetuesja nuk ishte unanime, ne kishim shumicën por e kuptoj edhe ca në minorancë, i kuptoj detyrimet politike ndaj presidentit. I mirëkuptoj, por iu bëj apel: Do i rrisni fëmijët në Shqipëri, do i coni në një teatër tallashi, apo ne nje vend ku te shkosh si zoteri? Vendimet e tyre nuk janë vetëm qoka politike. Viti i ri do ta gjejë Tiranën të paktën me një kantier teatri të ri.”