Vettingu me “kontributin” e Darian Pavlit/ “Preu kokat” e gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm

Bazuar në biografinë profesionale zyrtare të publikuar në faqen e Gjykatës së Strasburgut, gjyqtari Darian Pavli figuron se në periudhën 2015-2016 ka qenë Këshilltar në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Hartimin e Reformës në Drejtësi.

Një ndër aspektet më të rëndësishme të Reformës në Drejtësi, e miratuar në Korrik 2016 me kontributin edhe të z. Pavli, është procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (Vetting).

Ky proces është kritikuar për njëanshmëri politike në favor të qeverisë dhe për mungesë të theksuar profesionalizmi.

Për shkak se janë djegur shumë gjyqtar dhe prokuror të ndershëm, ata i janë drejtuar jashtë Shqipërisë për të gjetur drejtësi.

Të paktën 20 prej tyre, nga radhët e atyre që janë shkarkuar me vendim të formës së prerë nga strukturat shqiptare, i janë drejtuar me ankim Gjykatës së Strasburgut.

Ata pretendojnë në paditë e tyre për shkelje flagrante të proces të rregullt ligjor, të cilat janë në kundërshtim me parimet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.