VIDEO/ ‘Gjysëmfinalja’, policia godet bastexhinjtë, 35 të arrestuar

Një operacion i madh sipas policisë është zhvilluar në të gjithë vendin për të goditur paligjshmërinë me lojrat e fatit.

Nga kontrollet e ushtruara në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 35 persona, konkretisht 19 persona në Tiranë, 6 persona në Vlorë, 5 në Shkodër, 2 në Durrës, 1 në Bulqizë, 1 në Fier e  1 në Korçë.