Një mega skandal ka ndodhur në gjykatën e Sarandës ku faktor kryesor i korrupsionit është bërë nipi i kryeparlamentarit tonë z. Gramoz Ruçi i cili ushtron detyrën e gjyqtarit të faktit ,ky gjyqtar ka mbyllur të dy sytë përpara një mega vjedhje të kryer nga disa kriminel në këtë qytet.
Rrethanat e faktit janë si më poshtë:
Llambro Zhupaj, një biznesmen i akuzuar për “Mashtrim” me pasoja të rënda, është deklaruar i pafajshëm nga gjykata e Sarandës, edhe pse prokuroria e këtij qyteti, kishte kërkuar deklarimin fajtor dhe dënimin e tij, me 5 vjet e 6 muaj burgim.
Vendimi është marë në 5 korrik 2021 nga gjyqtari i Sarandës, Shkëlzen Liçaj, i cili rezulton të jetë nipi i kryeparlamentarit, Gramoz Ruçi.
Prokuroria e Sarandës, ka akuzuar Llambro Zhupaj, për veprën penale të mashtrimit me pasoja të rënda, pasi ky i fundit ka mashtruar në mënyrë të përsëritur ortakun e tij në biznes, shtetasin Vasil Qirko.
Sipas dosjes hetimore Mentan Zhupaj, vëllai i Llambro Zhupaj, në datën 16 gusht 2006 dhe Vasil Qirko, kanë firmosur një kontratë për kryerjen e një invstimi të përbashkët në qytetin e Sarandës i cili është kryer sipas kontratës.
Bëhet fjalë për ndërtimin e një pallati, i cili do ndërtohej me shpenzimet e përbashkëta të dy biznesmenëve dhe sipas marëveshjes edhe fitimi do ishte i njëjtë, 50 me 50.
Por pasi pallati ka qënë në përfundim e sipër, Llambro Zhupaj, vëllai i Mentan Zhupaj, me të cilin Vasil Qirko kishte firmosur marëveshjen e investimit, i ka shitur 25 hyrjet e apartamentit që i takonin Qirkos duke i falsifikuar nënshkrimin në bashkpunim me noterin Thoma Kaçi i cili shquhet në këtë qytet për falsifikime të panumërta në këtë qytet, por mbrohen nga gjyqtar të tillë të korruptuar si Shkëlzen Liçaj.
Sipas dosjes hetimore Qirko nuk ka fituar asgjë nga investimi në pallatin e ndërtuar në Sarandë pasi janë gllabëruar nga ortaku i tij në bashkpunim me noterin kaçi, dhe gjyqtarin e famshëm të drejtësisë së re Shkëlzen Liçaj.
Kjo për shkak se të gjitha hyrjet janë shitur nga ortaku dhe për pasojë palët janë përfshirë në procese gjyqësore dhe me lekët e përfituata nga këto shitje ky shtetas korrupton gjyqtar si I famshmi Shkëlzen Liçaj.
Vasil Qirko, ka depozituar një kallëzim penal në prokurorinë e Sarandës, e cila pas hetimeve të kryera dhe ekspertimeve të vërtetësisë së firmave, ka dalë në konkluzjonin se biznesmeni Vasil Qirko, ishte mashtruar nga vëllai i orgakut të tij, Metan Zhupaj, shtetasi Llambro Zhupaj, në bashkpunim me noterin falsifikator Thoma Kaçi . Prokurori i çështjes, vendosi të marë të pandehur, Llambro Zhupaj, për akuzën e “Mashtrimit” me pasoja të rënda, duke e dërguar si të pandehur në gjykatës së Sarandës. Pas një seri seancash gjyqësore të zvarritura me qëllim nga gjyqtari Shkëlzen Liçaj me qëllim , në datën 5 korrik 2021, gjyqtari i çështjes Shkëlzen Liçaj, ka deklaruar të pafajshëm të pandehurin Llambro Zhupaj, megjithëse prokurori i çështjes në pretencën e tij, kishte kërkuar dënimin me 5 vjet e 6 muaj burgim të Zhupaj. Tashmë prokuroria e Sarandës, ka ushtruar ankim në gjykatën e Apelit Gjirokastër, kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë që nxori pa faj,Llambro Zhupaj.
Por edhe gjyqtari i inkriminuar ka përfunduar nën kthetrat e SPAK i kallzuar nga shtetasi Vasil Qirko, për veprën penale të korrupsionit dhe të ndikimit të paligjshëm, sëbashu me kallzimin janë depozituar edhe provat të vlefshme për hetimin, si video dëshmi etj.
Për gjyqtarin Shkëlzen Liçaj është vijuar duke kallzuar edhe për zullume të tjera të kryera nga ana e tij dhe një ndër faktet e kallzuara është se si ky gjyqtar u bë pronar në fshatin e bukur bregdetar, të palasës të 1000 m2 truall në një vlerë prej 100.000 mijë euro, dhe cili ka qënë veprimi criminal korruptiv i këtij gjyqtari pazarxhi.