Jemi mësuar që gjithmonë në parlamente të ketë debate dhe diskutime politike, por këtë herë ajo që ka tërhequr vëmendje është “dashuria”.
Pamjet e publikuara në rrjet tregojnë momentin kur një deputet nga Partia Popullore Europiane estoneze i propozoi për fejesë të fejuarës së tij duke u ulur në gjunjë në sallën e parlamentit. Djali shihet teksa me një dorë mikrofonin dhe në një dorë unazën dhe i ulur në gjunjë, pyet të dashurën e tij nëse do të martohet me të.
Vajza mbetet e habitur, teksa me lot në sy, i thotë po propozimit të partnerit. Pas kësaj ata përqafohen dhe shkëmbejnë puthje.