Një situatë e pazakontë dhe plotësisht konfuze është kapur nga kamerat e televizioneve në Serbi, ku ministri i Brendshëm, Aleksandar Vulin, u pa duke bërë gjeste të çuditshme gjatë konferencës për media në pallatin presidencial, që e kishte organizuar zyra e kryeministrit Aleksandar Vuçiç.
Në videon e publikuar më poshtë shihet sesi teksa presidenti serb po fliste “për akuza të fshehta”, krehu i tij i djathtë, ministri Vulin po bënte monolog apo të paktën kështu dukej – pasi fliste me veten.
Kamerat ishin të vendosura larg dhe nuk arritën të regjistrojnë zërin e tij, nuk dihet përmbajtja e fjalëve që i thoshte me vete Vulin, megjithatë ajo çfarë shohim është që ai po mundohej në ato momente ta bënte veten të qeshë.
Mbetet të shihet sesi do të reagojë Vuçiç pasi ta sheh videon ku ministri i tij në njëfarë forme dukej i mërzitur dhe bënte gjestikulacione, duke aluduar edhe sikur po e imiton shefin e tij.