Banorët e fshatit Lumas në Kuçovë po vijojnë protestat kundër shfrytëzimit të ujit të burimit të Sinecit për ndërtimin e një ujësjellësi.
Edhe protesta e ditës së sotme është shoqëruar me tensione dhe përplasje fizike me policinë.
Ata janë konfliktuar fizikisht me uniformat blu, pasi kanë tentuar të kalojnë kordonin dhe të ndalojnë punimet që po kryente firma zbatuese për hapjen e kanalit.
Prej afro 20 ditësh, banorët e kësaj zonë kanë bllokuar rrugën duke mos i lejuar mjetet e firmës kontraktuese që të vijojnë punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri në burimin e Sinecit.
Ata kundërshtojnë projektin e bashkisë pasi sipas tyre uji i këtij burimi përdoret nga fshatarët për vaditjen e tokave bujqësore.