Vila e komisioneres në mes të Tiranës/ Ja çfarë ka tjeter Xhensila Pine

Procesi i Vettingut ka degraduar në një formë të shemtuar, ku fal ” miqësive” dhe kompromiseve me krimin shumë komisioner kanë neglizhuar punën duke bërë një sy qorr dhe një vesh shurdh.

Redaksia jonë In-front.org ka publikuar fakte mbi komisioneren Pine e cila ka një pasuri të konsiderueshme të padeklaruar. Xhensila Pine ka ndërtuar një banesë 5 katëshe në mes të Tiranës dhe askush nuk reagon për këtë gje. Nuk pyet kush ku i gjeti lekët, kush ia dha miratimin për të nisur ndërtimin e viles.

Për më teper Xhensila Pine nuk e ka deklaruar këtë kullë pesëkatëshe me sipërfaqe 362.9 m2, në rrugën “Mihal Duri”, në Tiranë.

Para se të bëhej pjesë e KPK-së, Xhensila kishte deklaruar këtë pronë në formularin e deklarimit të pasurisë fillestare, si pronë në emër të bashkëshortit të saj Egon Sinani, si trashëgimi por pa i caktuar vlerë.

Të paktën deri në vitin 2018, nuk i ka caktuar vlerë, sipas të dhënave të ILDKPKI-së.