Vjen denoncimi i parë për gjobvënësin me detyrë shef i “AMP” Sarandë/ Vaso Kalluci mer 20% në cdo parcelë të mbiellë me kanabis në zonat e Gjirokastrës dhe Sarandës

Unë që po denoncoj jam një officer policie në komisariatin Sarandë

Vaso Kalluci ka mar pjese në aktivitetin kriminal të  mbielljes së  bimëve  narkotike ku  Vasua merte  20%  në cdo parcelë të mbiellë në zonat e Gjirokastrës dhe Sarandës. Duke pasur postin më të mirë ka  mbajtur çdo polic apo oficer me presione dhe kërcënime.

Ata që nuk i bindeshin  Vasua i largonte nga radhët tona,  ose i jepte masë disiplinore pa arsye. Vasil Kalluci në bashkpunim me Klement Bellon ju krijon ambiente me te rehateshme cdo shefi komisariati apo krimesh qe vjen ne qytetin e Sarandes.

Te pallati i Klement Bellos qëndron i strehuar Shefi i krimeve dhe i Komisariatit dhe cdo shefi qe emërohet në detyrë  dhe në këmbim Bello vjelë çdo gjobë të vënë bizneseve. Cdo shef  që rehatohet në hyrjet luksoze pranë detit, nuk paguan asnje qira  dhe në këmbim marion favore të cilat do tjua rendisim më poshtë.

Klement Bello është oficer i Krimit Ekonomik dhe në mbështetjen e shefit te komisariatit si dhe te Vasil Kallucit oficer i AMP-s , vjelin cdo biznes si, bare, markete, restorante te cilet paguajn gjoben mujore tek keta te dy persona.

Para dy ditesh bënë një aksion në dy markete të Sarandës për gjetur disa mallra kundraband. Nuk ishte kjo arsyeja e punes  dhe e aksionit pasi mallra Greke shesin të gjitha baret dhe marketet, por ishte rritja e gjobës mujore që Bello e Kalluci  ju kanë vënë si taksë nga ana e tyre dhe si mbeshtetje për të vazhduar aktivitetin me mallra kundrabadë.

Por  mospranimi këstit të larte nga ana e ketyre gjobvenesish te veshur me pushtet i ka dhe  atyre nje goditje te krimi ekonomik dhe duke i proçeduar penalisht. Kështu ata mbajnë çdo biznes  në Sarandë duke shpërdoruar detyrën e tyrë dhe duke shtuar tokat, pallatet qe kan ndertuar  dhe jetën luksoze qe bejn femijet e tyre.

Une si oficer në komisariatin e Policisë Sarandë, dhe shumë kolegë të mi kemi informacione në shumë gjera po nuk mdërhyjmë  dotë  se nuk e kemi forcën e tyre dhe kemi frikë se na heqin nga puna ose na transerojnë në veri të shqipërisë.

Në mbledhien e gjobave mujore nga bizneset vete gjithmon djali i Kelment Bellos, i cili posedon një Audi Luksoz,  i cili mbanë vlerën e 30-mijë eurove , rri gjithmon  i armatosur  dhe udhëheq një grup shpërndarësish të drograve të forta në qytetin bregdetar.

Nuk kemi mundësi dhe forcë as  ti afrohemi dhe jo më ta ndalojm për kontroll pasi ka mbrojtien e shefave të komisaritit që vijnë dhe largohen nga Saranda. Ka mbrojten e oficer Vasos  dhe të shefave të krimeve.

Shefat pasi emërohen, Vasua i  çonë këta në pallatin e Bellos  ku disa hyje në këtë pallat i kanë akomoduar në mënyrën  më luksoze për të joshur dhe shërbyer sa më mirë shefave tane.

Vasua po me ndikimin e tij ka afruar  Bellon, akoma dhe më afër Shefit aktual të komisariatit ku ky i fundit e ka marë dhe shofer të tijën personal.

Me pak fjalë Bellua mban dy poste  në policinë e shtetit aktualisht oficerin e Krimit Ekonomik

dhe shofer personal i shefit aktual i cili perdor xhipin diskover ngjyre te bardhë.