Me datë 15 shkurt gjyqtarja Alma Ahmeti do të përballet me komisioneret e Vettingut në një seancë dëgjimore. Trupa Gjykuese përbëhet nga Etleda Çiftja, Pamela Qirko, Firdes Shuli. Këta komisioner më shumë se për profesionalizmin janë të njohur për skandale dhe mashtrime.
Ky Komision në dukje i pavarur ka nisur hetimet për gjyqtaren e Kukësit Alma Ahmeti që më 17 korrik 2020. Gjyqtarja për më tepër ka edhe një eksperiencë të shkurtër në Gjykatën e Lartë si ndihmëse ligjore.
Në prill 2018 trupi gjykues, i kryesuar nga gjykatësja Alma Ahmeti ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e 23 protestuesve, pas ngjarjeve të dhunshme në Kukës si dhe ka vendosur të lërë në burg 11 prej tyre.
Gjyqtarja Alma Ahmeti do të përballet në lidhje me tre kriteret, pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.