Mbrëmjen e të premtes data 8 Janar 2021 është ndaluar nga policia një gomone e ardhur në Vlorë me emigrantë, ku midis tyre ka patur gra dhe fëmijë të vegjël.
Evakuimi i shtetasve të huaj është kryer në kushte shumë të vështira atmosferike dhe det mbi 5 ballë për shkak të motit të keq që ka përfshirë gjithë vendin.
Akoma nuk dihet se nga kanë ardhur këto emigrantë dhe ku mund të jetë destinacioni i tyre përfundimtar. Policia ka vijuar me hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes .