Vrasja e Armando Baboçit në Durrës, arrestohet shtatë muaj pas krimit Anxhelo Boçi

Anxhelo Boçi, 27 vjeç, banues në Tiranë, dhe i akuzuar për vrasjen e Armando Baboçit, ngjarje e ndodhur në muajin shtator të vitit 2020, është vënë në pranga. Mësohet se Boçi është arrestuar shtatë muaj pas krimit të rëndë që ndodhi në qytetin bregdetar të Durrësit pas një sherri mes dy të rinjve, Erald Boçi dhe Klodian Daçi, 20 vjeç në një berberhane.

Prej muajsh, 27-vjeçari banonte dhe fshihej në Tiranë. Vetëm sot ai është arrestuar dhe në vijim do të përballet me drejtësinë për akuzat “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

SI NDODHI NGJARJA?

Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 shtator. Fillimisht Klodian Daçi, autori i krimit dhe djali i viktimës, Armando Baboçi, Erlad (Gjini) Baboçi u konfliktuan në berberhane për një fjalë: Pse më sheh. Pas konfliktit, Daçi ka shkuar ka marrë vëllain, Florjonin.

Të dy së bashku dhe me 8 persona të tjerë janë organizuar duke marrë armë, shkopa bejsbolli dhe leva, kanë hipur në dy makina dhe janë nisur drejt lokalit, ku qëndronte Eraldo Gjini, babai i tij, Armando, xhaxhai dhe një shoku i tij. Ora shënonte 18:30 e pasdites dhe Eraldo dhe “grupi” i tij ishin të ulur të gjithë bashkë në një tavolinë. 

Vetëm pak minuta më vonë, rreth orës 18:55 të gjithë personat kthejnë vështrimin nga një grup personash që zbresin nga disa automjete në afërsi të lokalit. Menjëherë nga tavolina, ngrihet Enriko Gjini, xhaxhai i Eraldos, i cili mbush një pistoletë me fishekë dhe e fsheh në brez. Të gjithë më pas dalin nga lokali dhe përballen me grupin tjetër. Klodian Daci kishte marrë me vete për hakmarrje vëllain Florjanin, Henriko dhe Sergio Tatazin, Anxhelo Bocin, Endri Cimon alias Cungu dhe Argit Kastriotin. Të përfshirë ka pasur dhe persona të tjerë, por ende nuk janë identifikuar. Një prej tyre, ndërkohë që të tjerët goditeshin me sende të forta, nxorri një pistoletë nga brezi dhe e mbushi me municion.

Në këtë moment Klodian Daci, i është afruar Anxhelo Bocit dhe nga një çantë marsup i ka marrë një armë zjarri dhe nis të qëllojë mbi kundërshtarët. Baboçi, rrëzohet në tokë i pajetë pasi mori tre plumba, tre në shpatull dhe një në kofshë. I plagosur mbeti dhe Eraldo Gjini, ndërkohë plumbi kapi padashje dhe shokun e tij, Enrik Tatazin.

Gjykata ka lënë në burg ekzekutorin Klodian Daçi kushëririn e tij, Serxho Tatasi. Argit Kastrioti dhe Endri Çimo Bregu, të cilët u akuzuan për “moskallëzim krimi”, u lanë në masën “detyrim paraqitjeje”.