Vrau Klodian Rashën/ Ja sa vite burg do të bëjë polici Nevaldo Hajdaraj 

Prokuroria ka dhënë pretencën për efektivin Nevaldo Hajdaraj, i cili vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha.

Bëhet me dije se Prokuroria ka kërkuar 20 vite burg, por me pranimin e fajësisë dhe gjykimin e shkurtuar ai do të vuaj 13 vite e katër muaj.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ka ndodhur më 8 dhjetor 2020.  Klodian Rasha, u vra në orët e mëngjesit të 8 dhjetorit, dhe është qëlluar nga një distancë prej 5 metrash largësi nga punonjësi i policisë, Hajdaraj.

Rasha u vra gjatë orës policore, ku qytetarëve iu ndalohej që të lëviznin. Hajdaraj në senacat gjyqësore ka shprehur pendesë për veprën, teksa ka thënë se ka qëlluar pasi ndihej i kërcënuar dhe mendote se 25-vjeçari kishte armë.

“Duke qenë se ai nuk e ndalte vrapin, unë gjatë ndjekjes vura re që ai shtetas diçka nxori nga brezi dhe po e mbante në dorë dhe duke vrapuar më lëshoi kërcënim…mos u afro se do të qëlloj” mësohet të ketë thënë në seanc gjyqësore.