Vuçiç surprizon të gjithë: Kush bën vaksinën në Serbi do të marrë 25 euro shpërblim nga qeveria

Serbia do të paguajë 3000 dinarë, 25 euro për secilin qytetar serb që është vaksinuar me të paktën një dozë vaksine anti-covid. Kjo shikohet si një mënyrë kontributi dhe shpërblim përgjegjshmërie gjatë pandemisë. Lajmin e mirë e bëri të ditur presidenti Aleksander Vuçiç.

Serbia është në procesin e aplikimit për një paketë të ndihmës shtetërore prej 30 + 30 euro në maj, pasi shteti tashmë ka paguar 100 euro për të gjithë qytetarët, si mbështetje financiare gjatë krizës së koronavirusit.

Sipas Vuçiç, të gjithë qytetarët serbë që vaksinohen deri më 31 maj, do të kenë të drejtë për ndihmë financiare shtetërore.