Ish konkurrentja Shqipe Hysenaj ka krijuar sërish debat në emision, pasi bëri një deklaratë shumë të fortë për Jasminën.
Ajo u shpreh se gjatë festës së organizuar pak ditë më parë Jasmina kishte bërë një skenë xhelozie të tmerrshme pasi e kishte parë atë të kërcente me Andin.
“Unë kam kërcyer shumë. Nuk kam pushuar asnjë moment. Fationi nuk donte të kërcënte, unë po kërceja me Andin. Skena e xhelozisë ishte që Jasmina në vend se të lagte Andin me shampanjë, më lagu mua. Ishte skenë e tmerrshme”, u shpreh Shqipja.
Ndërkohë Jasmina ka reaguar pas deklaratës së Shqipes. Nëpërmjet një posti në rrjetet sociale, ajo u shpreh:
“Për situatën nuk dua të jap detaje, ndërsa deliret e personave që su rri dot, kjo është përgjigjia më epike që mund të kishte!”, shkruan Jasmina krahas një meme të publikuar në rrjetet sociale.