‘Zbulimi’ i madh i Marin Memës: Kjo është shpella mister në Shqipëri, ku u gjenden qindra eshtra të njerëzve

Dokumentari ‘Gjurmë Shqiptare’ ka bërë një zbulim të madh në një shpellë në Shqipëri, ku brenda saj janë gjetur dhjetëra ndoshta edhe qindra eshtra të njerëzve.
Gazetari Marin Mema, ka bërë një hulumtim të fundit me dokumentarin e tij ‘Gjurmë Shqiptare’.

Ai është informuar nga dy djem se disa kilometra larg Peshkopisë ndodhet një shpellë e cila është shumë misterioze.
Në dokumentar shihet se shpella nuk është hulumtuar nga arkeolog por as nga persona tjerë të fushës.
Rruga për të hyrë në shpellë ka qenë e mundimshme dhe shumë e vështirë, por më pas dokumentohen e faktohen eshtrat e dhjetëra njerëzve.

Nuk dihet saktë cilës kohë i takojnë e as si kanë përfunduar aty. Besohet se eshtrat janë aty që nga shekulli i parë i erës sonë.

Më poshtë keni dokumentarin e plotë, i cili bën një zbulim të madh.