Dy akte mizore tronditin zonën e madhe të Këlnit. Një grua zbuloi trupat e fqinjëve të saj në Hürth të hënën pasdite. Viktimat janë të moshës 83 dhe 85 vjeç. Sipas hetimeve fillestare, burri vrau gruan e tij, e cila ishte dy vjet më e vogël, dhe më pas veten.
Disa orë më vonë një rast i ngjashëm në Gummersbach. Një burrë 52 vjeç gjeti të vdekur në banesën e tyre nënën e tij 71 vjeçare dhe babain 75 vjeç. Edhe këtu, sipas policisë, burri ka vrarë fillimisht gruan e më pas veten.
Në të dyja rastet, komisionet e vrasjeve janë duke hetuar, ndërsa të vdekurve po bëhet autopsi.
Sipas policisë nuk ka asnjë lidhje mes krimeve.