Pas ngjarjeve dhe atentateve të bujshme ndonjëherë fshihet një arsye krejtësisht banale, grindje për një gardh, shikim armiqësor apo thjeshtë një zjarr dashurie në provincë.
‘Prapaskena’ka vendosur të zbulojë për herë të parë për publikun të vërtetën e atentatit të bujshëm ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala.
Mëngjesin e 30 gushtit të vitit 2018, banesa e prindërve të gazetares Lala, në Laknas të Tiranës, është sulmuar me breshëri kallashnikovi. Fatmirësisht nuk u lëndua asnjë nga familjarët e zonjës Lala, ndërsa tronditja nga sulmi ishte e pashmangshme.
Pas ngjarjes reaguan në një linjë Ambasada Amerikane në Tiranë, delegacioni i Bashkimit Europian, misioni i OSBE, shoqatat e gazetarëve, kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta, kryetari i opozitës Lulzim Basha, AMA, grupet e grave deputete, kolegë gazetarë etj., duke dënuar sulmin me armë dhe mbështetur gazetaren Klodiana Lalën.
Ngjarja u lexua si një atentat ndaj fjalës së lirë, si revansh i krimit ndaj lirisë së medias që është themeli i demokracisë, si përpjekje për të frikësur median etj.
Vetë Klodiana Lala tha se “…Dyshoj se sulmi vjen si rezultat i punës time si gazetare”.
Po si qëndron e vërteta e atentatit?
Për të zbardhur ngjarjen dhe zbuluar dorën e krimit që fshihej pas atentatit u angazhuan prokurori Kudusi Shahu, oficerë të policisë gjyqësore, qindra policë të Tiranës dhe vetë autorja e emisionit ‘Në Shenjestër’ Klodiana Lala.
Pavarësisht hetimeve intensive, aktive dhe proaktive, speciale dhe stimuluese, nuk u gjet asnjë provë në mbështetje të asaj që u pretendua, pra që sulmi ishte për shkak të detyrës si gazetare të zonjës Lala.
Për disa javë me radhë, Klodiana Lala vraponte sa tek Kudusi Shahu, sa tek Arta Marku dhe sa tek policia, për të zbuluar të vërtetën. Në të njëjtën kohë, Klodi doli te Fevziu, duke e paraqitur ngjarjen si goditje nga bandat, për shkak të raportimeve dhe investigimeve të sajme në fokus krimin e organizuar. Klodi u shndërrua në Falcone dhe Borsellino i Shqipërisë.
Mirëpo provat nuk po gjendeshin për të mbështetur versionin e sulmit nga bandat kriminale, siç pretendohej. Shullazi nuk po figuronte askund. As Durim Bami që dyshohet për çdo krim. Në ‘shenjestër’ nuk futën dos aa personazhe të tjerë të botës së krimit, pjesë e dyshimeve.
Atëherë kush e mitraloi shtëpinë e prindërve të Klodiana Lalës dhe pse?
Hetimet u stopuan kur fijet e atentatit të çonin tek një fqinj i prindërve të gazetares Klodiana Lalës. Nga ky moment askush nuk foli më për atentatin e bujshëm dhe dorën e zezë të krimit.
Dyshohet se pushka ka krisur për shkak të një historie pasioni, konretisht nga një ngacmim me natyrë seksuake. Gruaja e autorit, banuese në të njëjtën lagje, dyshohet se është ngacmuar nga një prej familarëve të gazetares. Dhe si kundërpërgjigje ka ardhur sulmi me breshëri kallashnikovi, një akt kriminal gjithsesi.
Themi dyshime pasi prokuroria e arkivoi dosjen si ngjarje të pazbardhur. Megjithatë, kurrë nuk është vonë për ta rihapur çështjen dhe për ndjekur rrugën e të vërtetës.