Zgjedhjet, Fuga: Më 25 prill voto sipas midesë tënde, nëse nuk voton, je skllav!

Akademiku Artan Fuga u bën apel qytetarëve që të votojnë në 25 Prill dhe të votojnë sipas bindjes së tyre.

Në një reagim në rrjetet sociale, Fuga këshillon qytetarët që të mos ndikohen nga mesazhet apo sondazhet që bëhen rëndom përmes telefonave, në prag të zgjedhjeve parlamentare.

“Shko në 25 prill voto sipas midesë tënde: Po qe se je i kënaqur voto qeverinë, hallal!, poqese mendon se je i flakur si qen në rrugë, voto opozitën e vërtetë, edhe nëse të duket larg perfeksionit, por jo çdo zagar që thotë jam opozitar! Mbi të gjitha mos e ço votën kot”, shprehet akademiku.

“Poqese nuk voton, je në Shqipëri dhe nuk voton, harram ato të drejta që të ka dhënë lufta dhe mundi i brezave të tërë, nuk meriton asgjë, je skllav! Kaq e thjeshtë është”, shton ai.

Reagimi

Në një postim në faqen e tij në FB, ai shkruan:

Mbylljauni telefonat!

Eshtë e çuditshme si infantilizohet njeriu i rritur, bëhet si fëmijë nën presionin e propagandës, të imitimit, stresit, apo nga që ka narcizimin e vet!

Ankohen disa: Po më telefonojnë nga PS, nga PD, nga RSP, nga MCB, nga RTSH dhe më pyesin për kë do të votoj?

Gjoja ankohen, sepse për herë të parë u duket vetja të rëndësishëm! U pikaaaaa, vetë deputeti i ardhshëm më ka bërë sms! Po, po, e preu barku për ty atë të s-ë-m-ë-s. Kushdo kandidat që u dërgon sms mos e votoni! Dashka voto me të sëmësës, ai !

Ta votojmë se do ai!!!

Je shqetësuar me telefonatat? Normale!

Mos hap këto dhjetë ditë telefonat me numra që nuk i njeh.

Ndonjë telefonatë që ke hapur dhe është nga këto, bëje block atë numur që të mos të të çajë kokën më.

Poqese e hap, thuaji : Ik or idiot, pse ty do të them unë se për kë votoj!

Poqese nuk ke punë dhe do të bësh gallatë, mbaje me muhabet dhe thuaji brroçkulla të mërzitet!

Përndryshe ngacmohesh vetë!

Dhe shko në 25 prill voto sipas midesë tënde: Po qe se je i kënaqur voto qeverinë, hallal!, poqese mendon se je i flakur si qen në rrugë, voto opozitën e vërtetë, edhe nëse të duket larg perfeksionit, por jo çdo zagar që thotë jam opozitar!

Mbi të gjitha mos e ço votën kot!

Poqese nuk voton, je në Shqipëri dhe nuk voton, harram ato të drejta që të ka dhënë lufta dhe mundi i brezave të tërë, nuk meriton asgjë, je skllav!

Kaq e thjeshtë është!

Ata që marrin në telefon nga kushdoqoftë janë analfabetë në marketingun politik, në sondazhe, me një fjalë në profesion janë idiotë!

Mërzisin miletin dhe nuk fitojnë asgjë, kurse informacionin për tendencat elektorale nuk e marrin dot kurrë, po kurrë, po kurrë, kështu!

Unë për vete kam një zakon, po më bëre presion për diçka, dije se të vihem kundër, jo-ja ime në rastet kur më bezdis me presione idiote është “Njet”, “Nein”! përgjithmonë, dikush që nuk respekton privatësinë, qetësinë, rehatinë e të tjerëve, jo votë që nuk i jap, por as dua ta shoh me sy!