10-vjeçarja u përplas për vdekje në pagun e shtëpisë/ Dalin detaje rrënqethese

Detaje rrënqethëse kanë dalë në dritë në lidhje me aksidentin që ndodhi mesditën e djeshme në zonën e Alliasit në Tiranë, ku makina përplasi për vdekje 10-vjeçaren A. Petali.

Babai i saj në një deklarate për mediat tha se drejtuesi i mjetit Alban Guri, i cili u arrestua pak minuta më vonë, ka qenë me shpejtësi të lartë, kurse vajza ka qenë e shoqëruar nga gjyshja e saj, e cila po e mbante prej dore.

“Kisha 10 minuta që u ndava nga vajza. Vajza ishte me gjyshen për dore. Shoferi ishte me shpejtesi shumë të lartë në rrugë lagjeje, e përplasi femijën dhe iku. Ia lë shtetit në dorë që të bëjë drejtësi”, është shprehur babai i të miturës.

Ndërkaq, drejtuesi i mjetit deklaroi se në momentin e aksidentit, e mitura ka dalë nga dera e shtëpisë, i ka prerë rrugën dhe prandaj nuk ka mundur ta kontrollojë dot mjetin për të evituar situatën.