Në Kinë është rishfaqur virusi dhe mes rritjes së infeksioneve të transmetuara lokalisht të koronavirusit, të paktën 11 rajone në tre provinca janë vënë nën masa mbyllëse për të ndaluar përhapjen e virusit, sipas raporteve lokale.
Sipas një deklarate nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës (NHC), të dielën u raporton 109 infeksione, që përfshinte 93 raste vendore, 54 në provincën Hebei, 30 në Jilin, shtatë në Heilongjiang dhe dy në Pekin.
Por ç’po ndodh aktualisht në Kinë?
Vendi ka raportuar deri më tani 88.336 raste të koronavirusit, përfshirë 4.635 vdekje.
Autoritetet lokale në krahinën verilindore Heilongjiang të Kinës kanë vendosur masa mbyllëse në pesë rajonet e saj, ndërsa provinca Jilin vendosi kufizime në dy rajonet e saj, njoftoi e përditshmja kineze “Global Times”.
Në mënyrë të ngjashme, në Kinën veriore, autoritetet në Hebei vendosën kufizime në katër rajone të saj.
Shifrat e NHC-së treguan se Heilongjiang raportoi shtatë raste dhe 81 raste asimptomatike, ndërsa Jilin regjistroi 30 infeksione, përfshirë 17 raste asimptomatike të dielën.