1142 raste të reja me COVID-19, 53 vdekje dhe një parashikim i frikshëm në Greqi

Rastet e koronavirusit në Greqi vijojnë që të jenë në një nivel shumë të lartë. Sot janë regjistruar 1142 të infektuar, pozitiviteti  arrin në  4,66%, nga 4,33% që ishte dje, ndërsa në spital po trajtohen 466 qytetarë.

Shumica e rasteve janë regjistruar në Atikë me 569 infeksione të reja, 130 në Selanik. 67 raste konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë. Sot u shënuan 53 viktima nga COVID-19 duke e çuar në 6758 numrin e fataliteteve në total që nga shpërthimi i pandemisë.

Profesori Tzanakis në Universitetin e Kretës  vlerësoi se bazuar në modelin që ekipi i tij kërkimor drejton nuk e përjashton që javën e ardhshme numri i përgjithshëm i rasteve të rritet në 3000 me kusht që testet të mbeten të njëjtat prej 50,000 në ditë.