Duke filluar nga dita e sotme pensionistët do të kenë një rritje prej 2.7% në pensionet e tyre, pas indeksimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave.
Qëllimi i vendimit të miratuar “Për indeksimin e pensioneve dhe bazës së vlerësuar” është që të mabjë në nivele optimale vlerën e pensioneve.
Në bazë të përllogaritjeve, pensioni minimal rritet mesatarish 390 lekë në mua, ndërsa ai maksimal 780 lekë.
Nga rritja e pensioneve do të përfitojnë 702944 qytetarë, prej të cilëve rreth 14 mijë llogaritet ë jenë përfitues të ardhshëm që do të marrin pension të indeksuar deri në indeksimin tjetër.